Zgjedhjet lokale në Serbi do të mbahen në fund të vitit?
09:58 | 15 Mars 2015

Qytetarët e Serbisë përsëri do të dalin në kutitë e votimit, dhe atë siç raportojnë mediet serbe, zgjedhjet lokale do të mbahen deri në fund të këtij viti. zgjedhjet Së bashku me zgjedhjet lokale do të mbahen edhe zgjedhjet në Krahinën e Vojvodinës. Kreytari i Kuvendit të Vojvodinës Ishtvan Pastor ka thënë se zgjedhjet atje do të mbahen në të njejtën kohënm edhe kur mbahen edhe ato lokale. “Kjo pritet të ndodh në fund të këtij viti apo vitin e ardhshëm” ka thënë Pastor. “Eshtë e mundshme që zgjedhjet të mbahen në dhjetor të vitit 2015 apo në verën e vitit të ardhshëm” ka thënë ai. Përndryshe, zgjedhjet e rregullta lokale në Serbi do të mbahen në muajin maj të vitit 2016.
Aurela Hoxha