Zeneli flet për Kosovën në mediat franceze
09:27 | 30 Janar 2019

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli tashmë e ka “harruar” kampionatin holandez dhe po e shijon aventurën e re në Francë me skuadrën e Reims.

Mirëpo, pa marrë parasysh ku luan dhe ku gjendet, ai nuk e harron Kosovën dhe flet për vendin e tij me shumë krenari.

“Ishte e vështirë ta lë Suedinë sepse isha pjesë e ekipit U-21, ata më thanë që do të më japin një rast për ekipin e parë dhe nuk ma dhanë. Kjo ishte ndër arsyet e largimit, por sigurisht jo e vetmja”, deklaroi Zeneli për mediat franceze.

”Unë dëgjova zemrën time. Edhe pse nuk kam lindur në Kosovë, ai është vendi i prindërve të mi, unë kam gjakun nga ai vend. Jam shumë krenar dhe shumë i lidhur me vendin tim. Prandaj, jam i kënaqur që jam pjesë e Kosovës”, ka shtuar Zeneli, i cili nuk e fsheh optimizmin për kualifikimin e Kosovës në Kampionatin Evropian.

The post Zeneli flet për Kosovën në mediat franceze appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Kejvina Kthella