Zeka: Mos t’i paragjykojmë të kthyerit nga Siria, ua shpërlanë trurin sikurse Millosheviqi qytetarëve të vetë
11:33 | 20 Prill 2019

Zeka shkruan në Facebook se sikurse Millosheviqi që ua kishte shpërlarë trurin qytetarëve të vetë, edhe këta njerëz janë ndikuar nga propaganda ekstreme.

Mbrëmë pas mesnatës, familjarët e xhihadistëve kosovarë që shkuan në Siri, janë kthyer me një aeroplan amerikan.

Ja reagimi i Zekës:

Veprim i drejte i shtetit te Kosoves

Pranimi i familjareve te atyre qe kishin shku per te luftuar ne Siri nga ana e qeverise, eshte veprim teper i drejte dhe human. Ashtu sikurse shteti serb ne krye me Millosheviçin qe ua kishte shperla trurin qytetareve te saje rreth Kosoves, edhe keta njerez, te ndikuar nga propoganda ekstreme per krijimin e nje shteti islamik, shkuan ne Siri, duke marre me vete edhe grate dhe femijet e tyre.

Ne si shoqeri, duhet te perkujdesemi per keta njereze, duhet t i trajtojme njerezishte, t i rehabilitojme dhe t i kthejme ne nje jete normale. Nuk duhet te kemi asnje paragjykim ndaje tyre dhe me te gjitha ka kapacitetete qe i kemi duhet t i ndihmojme!

Alesia Bami