Zeka: Me taksën ndaj Serbisë po bëjnë biznes ministrat dhe njerëzit e politikës
23:35 | 11 Janar 2019

Deputeti i Nismës ka thënë se me taksen po bëjnë pazare ministrat dhe njerëzit e politikës.

“Taksën 100 qind e kanë shfrytëzuar për biznes. Biznes janë dukë bërë edhe disa ministra e drejtues të shëtiti. Kamionët nga Serbia po hynë nëpër Malin e Zi. Aty po u ndërrohen tabelat, dhe malli nga Serbia po hynë në Kosovë”, ka thanë Zeka.

Zeka ka thënë se Kryeministri, Presidenti dhe Kryeparlamentari janë të informuar për kontrabandën.

“Të gjithë krerët e shteti janë në dijeni për këtë punë që po behët më taksen”, ka thënë Zeka.

Ai ka thënë se edhe ministri i Drejtësisë e din se kush është duke bërë biznes me taksën.

“Ministri Abelard Tahiri i din të gjithë këto gjera”.

Ai ka thënë se meritat për vendosjen e takës ndaj Serbisë i ka ish-ministri i MTI’së, Bajram Hasani.

Kejvina Kthella