Zëdhënësi i Gaddafit punon në Serbi

0
Ish zëdhënësi i diktatorit të vrarë libian, Muammer Gadaffi, Musa Ibrahim, ka thënë për Reuters se ka “obligime punuese në Serbi”.

Ibrahim i ka shkruar gazetarit të Reutersit përmes Facebook-ut, duke u përgjigjur në pyetje se a është i vërtetë raporti I mediave në Egjipt se “është deportuar nga ky shtet”.

E përditshmja shtetërore egjiptiane “Al Ahram” e ka publikuar në sajtin e saj se autoritetet egjiptiane kanë kërkuar nga Ibrahim që ta lëshojë vendin, me kërkesë të kryeministrit aktual, Abdallah al-Tini, transmeton Indeksonline.

“Ibrahim, i cili ka kontaktuar përmes Facebook-ut, ka mohuar se është deportuar nga Egjipti dhe ka thënë se e ka lëshuar këtë shtet për shkak të obligimeve që ka në Serbi”, shkruan në raportin e Reutersit.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com