Zbuloni ‘shefen’ e Marina Vjollcës (Foto)
10:01 | 16 Maj 2015

Prezantuesja bukuroshe e Top Channel, Marina Vjollca, ka zbuluar sot se cila është shefja e saj. Marina 1 Ju do të mendoni se mund të jetë ndonjë drejtore e televizionit, por në fakt gaboheni, ajo është e ëma e saj, e cila duket se menaxhon çdo aktivitet të vajzës së saj. Duke e cilësuar si “shefe”, ajo ka vendosur kështu të zyrtarizojë faktin se çdo gjë në karrierën e saj, kalon padyshim në shqyrtim nga e ëma, e cila mbetet edhe këshilltarja më e mirë përsa i takon vendimeve që merren në karrierën e saj. Por, duket se në këtë moment që po shihni në foto, e ëma ka preferuar të bëjë shoferen dhe jo shefen, pasi siç dihet qoftë Marina dhe Luana, janë të apasionuara pas fotove selfie, ndaj kujdesi prindëror e detyron të drejtojë makinën, sic edhe shihni fotot e mëposhtme. Marina 2
Aurela Hoxha