Zbulohet vula 2700 vjeçare në Jerusalem (Foto)

0

Arkeologët izraelitë gjetën një vulë 2700-vjeçare të argjilës, për të cilën besohet se i përkiste guvernatorit biblik të Jerusalemit.

Artefakti është shkruar në gjuhën e vjetër hebre dhe duket se i përket guvernatorit të qytetit, e cila në atë kohë ishte pozita më e shquar në Jerusalem, njoftoi Administrata izraelite për antikitetet.

Vula ka madhësi më të vogël se sa monedhat dhe ka dy konture të burrave përballë njëri-tjetrit. Ajo është gjetur afër Murit të vajtimit në Qytetin e Vjetër.

“Gjetja e vulës prej argjilës përputhet me historinë biblike për ekzistimin e guvernatorit të qytetit të Jerusalemit 2700 vjet më parë,” tha njëri nga gjetësit e saj, Shlomit Weksler-Bdolah nga Administrata izraelite për antikitetet.

Sundimtarët e Jerusalemit janë emëruar nga mbretërit dhe në Bibël përmenden dy herë – në Librin e Dytë të Mbretërve dhe Librin e Dytë të Kronikave. /kp/

----- ------- --------------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »