Zbulohet se si vdiqën “vampirët” polakë

0

Zbulohet se si vdiqën “vampirët” polakë

Kur arkeologët vitin e kaluar në Poloni gjetën varre me skelete të cilat kishin drapër pranë qafës, shumëkush ka supozuar se kështu ishin varrosur këta njerëz meqë dyshoheshin se ishin vampirë.

Në Poloninë mesjetare besohej se personi i parë që vdes pas shfaqjes së sëmundjes infektive, shpejt do të shndërrohet në një vampir, transmeton Telegrafi. Prandaj, viktimat e sëmundjeve infektive u janë nënshtruar një serie ritualesh, për të parandaluar kthimin e tyre në jetë, përfshirë vendosjen e një drapri mbi qafën e kufomës.

Varret e pazakonshme nga shekujt XVII dhe XVIII u gjetën në mesin e qindra varreve “të zakonshme”. Mendohej se gjashtë skeletet u përkasin të huajve, pasi që ishin varrosur në varret që nuk shihen, por analizat gjenetike kanë zbuluar se ato ishin mbetje mortore të popullatës lokale.

Besohet se drapri përmes derës u priste kokën, kur vampiri dëshironte të ngrihej dhe të largohet nga varri.

Gjithashtu, guri që ishte vendosur pranë mjekrës së të ndjerit, kishte një funksion të ngjashëm për t’ju mbyllur gojën, në mënyrë që të parandalojnë vampirët të kafshojnë dhe të pinë gjakun njerëzve. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com