Zbulohet se kush do të jetë gjyqtari i finales së Kampionatit Botëror

0

Referi argjentinas, Nestor Pitana, do ta referojë finalen e Kupës së Botës “Rusia 2018” mes Francës dhe Kroacisë.

Në këtë Botëror ai iu ka referuar të dyja kombëtareve, Kroacisë në 1/8 e finales në triumfin në penalti ndaj Danimarkës, dhe Francës në fitoren 2:0 ndaj Uruguait në çerekfinale.

Ai po ashtu ka gjykuar në ndeshjen e parë mes Rusisë dhe Arabisë Saudite, dhe në atë mes Meksikës dhe Suedisë.

Ndërkaq, ai në finale do ta ketë ndihmën e asistentëve po ashtu argjentinas, Hernán Maidana dhe
Juan Pablo Bellat.

Zyrtar i katërt do të jetë holandezi, Bjorn Kuipers, ndërsa i katërt, bashkëvendësi i tij, Erwin Zeinstra./ORAinfo/

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »