Zbulohet: Rusët do t’i trajnojnë fshehtas serbët
21:00 | 21 Gusht 2018

Grupi paramilitar rus ENOT Korp, i cili trajnon fëmijët serbë në një kamp ushtarak të mbyllur kohët e fundit në Zllatibor, njoftoi në faqen zyrtare të internetit se aktivitete të ngjashme do të vazhdojnë të mbahen sekrete në të ardhmen, pasi këtë herë, thonë ata, “armiku dha gjithë informacionin dhe qëllimet”.

“E parashikueshme sipas përfundimit, por e papritur në madhësi, ishte misioni ynë i parë në Serbinë vëllazërore”, thuhet në tekst.

Grupi rus përshkroi të gjithë projektin si një “kamp patriotik ushtarak” dhe e karakterizoi mbylljen e saj si absurde.

Kompania ushtarake private u krijua gjatë konfliktit në Ukrainë në 2015.

Sambarov, një nga udhëheqësit e E.N.O.T. tha se organizata e tij dëshiron të ndihmojë të rinjtë “të bëhen njerëz të vërtetë dhe luftëtarë për të mbrojtur vendin e tyre”.

Trajnimi zhvillohet në kampe ku marrin pjesë shumë të rinj dhe fëmijë. Ato ekzistojnë në Rusi qysh nga fillimi i vitit 2015, e cila përkon me themelimin e ENOT Korp, por edhe me apelin e Kremlinit për të shtuar “rininë patriotike”.

Alesia Bami