Zbulohet plani i Putinit për Shtetin Islamik

0

Presidenti rus, Vladimir Putin është duke kërkuar një koalicion të gjerë kundër Shtetit Islamik që do të përfshinte forcat qeveritare të Sirisë dhe Irakut. Në koalicionin aktual ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara nuk merr pjesë ushtria e presidentit sirian Bashar al-Asad.

Vladimir Putin

Sergej Lavrov, ministri i Jashtëm i Rusisë, tha se sulmet ajrore të koalicionit ndërkombëtar nuk janë të mjaftueshme për të mposhtur forcat e vendeve islamike që kontrollojnë zona të mëdha të Sirisë dhe Irakut, transmeton Telegrafi.

“Front anti-terror me Irakun, Sirinë dhe kurdët është thelbësor”, tha të hënën Lavrov pas takimit me homologët e tij nga SHBA-të dhe ata sauditë në Doha, shkruan Dnevnik.hr.

Lavrov ka kritikuar vendimin e SHBA-ve për të sulmuar forcat ajrore të presidentit al-Assad që janë në konflikt me rebelët sirianë, sepse ai beson se është kundërproduktive për luftën kundër Shtetit Islamik.

Rusia është një aleat i Sirisë dhe është padyshim duke u përpjekur për të forcuar pozitën e Asadit, por edhe të sajën në Lindjen e Mesme. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com