Zbulohet përforcimi i madh i Barcelonës për sezonin e ri (Foto)

0

Drejtuesit e Barcelonës janë gati të bëjnë një goditje të madhe gjatë kësaj vere.

Ylli i ri i Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele mund t’i bashkohet Barcelonës gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas të përditshmes sportive madrilene, AS, reprezentuesi i Francës i është ofruar gjigantit katalan, përcjell Gazeta Express.

Borussia Dortmund kërkon 40 milionë euro për shitjen e talentit 19 veçar, i cili ka qenë objektiv i Barcelonës edhe në verën e vitit të kaluar.

Gjatë verës së kaluar, Dembele nga ekipi francez, Rennes u transferua te Borussia Dortmund për 15 milionë euro.

Dembele ka kontratë me ekipin nga Bundesliga deri në verën e viti 2021. /Express/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com