Zbulohet nëse do të heqë dorë nga "Çka ka shpija" deputeti Adem Mikullovci (Foto)
14:48 | 13 Shtator 2017

Keni menduar se Adem Mikullovcin tani do ta shohim vetëm si deputet në parlament?

E keni gabim, pasi ai nuk po heq dorë nga profesioni i tij e që është aktrimi, deputeti i Vetëvendosjes, do ta shohim edhe në sezonin e ri të serialit vendor “Çka ka shpija”Ky serial pritet të rikthehet shumë shpejt me sezonin e tretë në televizionin publik, ndërsa provat e aktorëve tashmë kanë filluar. Në fotografitë që ka siguruar Magazina.al nga provat e aktorëve, shihet edhe deputeti Adem Mikullovci, i cili në këtë serial është që nga sezoni i parë.

Alba Hoxha