Zbulohet mashtrimi, komunikatat e UÇK-së i "nënshkroi" guvernatori i Bankës Evropiane!
09:57 | 22 Shkurt 2015

Me një të ashtuquajtur komunikatë të KL të UÇK-së, e nënshkruar nga Komandat Kushtrimi, thuhet se është kryer një aksion në Maqedoni në orën 19 e 30 minuta po nuk saktësohet vendi se ku, poashtu thuhet se aksioni ka qenë i përmasave të kufizuara me qëllim të shmangies së viktimave në njerëz. UCK “Me urdhër të Komandës së Lartë të UÇK-së sot në orën 19 e 30 minuta është zhvilluar aksioni iIcili ka për qëllim sensibilizimin e opinionit vendor dhe ndërkombëtar për të gjithë çështjet që ndërlidhen më situatën politike në Maqedoni dhe në lidhje me pozitën e shqiptarëve në këtë vend në veçanti”, shkruan në komunikatë.   Nënshkrimi i të ashtuquajturit Komandant Kushtrimi doli që është identik me nënshkrimin e Guvernatorit të Bankës Europiane. Mashtrimi i sapozbuluar ngre edhe më tej dyshimet se kush qëndron prapa këtyre lojërave të rrezikshme. Edmond Ademi anëtar i kryesit qendrore të LSDM, në një shkrim të tij në facebook ka thënë se VMRO është e dobët në kurdisje. ”Edhe Guvernatori i Bankës Qendrore Evropiane ka nis me shkruajt komunikata. ‘Alo VMRO slabo slabo nesto mestenkive!’”, ka shkruar Ademi./Almakos/
Françeska Jaçe