Zbulohet data e lansimit të Honor 9

0

Nën-brendi i kompanisë së njohur Huawei, Honor, është duke u bërë një kompani e cila ia vlen që të përcjellet.

Ky nën-brend është duke ofruar disa smartfonë shumë të mirë dhe është duke shpresuar që të vazhdojë këtë trend me smartfonin e kategorisë së mesme, Honor 9, transmeton Koha.net. Raporti i ri tani zbulon specifikat e tij dhe datën e lansimit.

Honor 9 pritet të lansohet më 20 ose 21 qershor, dhe do të jetë në dispozicion për shitje pothuajse menjëherë me një çmim prej rreth 360 dollarë.

Pavarësisht se nuk do të vijë me portin për kufje (3.5mm), pasardhësi i Honor 8 pritet të vijë me ekran 5.2-inç me rezolucion prej 1080 pikselë, procesor Kirin 960, deri në 6 gigabajt RAM memorie dhe deri në 64 gigabajt memorie të brendshme me veçorinë UFS 2.0, si dhe me kamerën kryesore të dyfishtë prej 22 megapikselë dhe atë të përparme prej 12 megapikselë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com