Zbulohet befasia, Januzaj e kishte ndeshjen e fundit mbrëmë te United!

0

Adnan Januzaj i ka mbyllur “gojën” Louis Van Gaalit. Goli i tij vendimtar në përballjen me Aston Villën e ka ndërruar krejtësisht të ardhmen e superyllit kosovar.

foto.php

Kjo pasi që mediat angleze kanë zbuluar se Van Gaal i kishte dhënë shansin e fundit Januzajt në përballjen me Aston Villën duke e inkuadruar atë para se të mendonte huazimin te Sunderland.

Van Gaal ka vendosur në momentet e fundit inkuadrimin nga fillimi për Januzajn në përballjen me Villën për tu parë për herën e fundit impaktin e tij në lojën e United.

Trajneri holandez ishte i bindur se Januzaj duhet të huazohet te ndonjë skuadër më e vogël, por se gjithçka ka ndryshuar pas sfidës të mbrëmshme./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com