Zbulohet bakteri që han plastikën

0

Shkencëtarët japonezë kanë izoluar bakterin që shpërbën plastikën dhe e përdor si burim energjie, që konsiderohet si një mundësi për asgjësimin e padëmshëm të mbeturinave në gjithë botën, ka publikuar sot revista amerikane Science, transmeton Koha.net.

Bakteri i zbuluar Ideonela Sakaiensis praktikisht e “han” plastikën, duke shfrytëzuar dy enzime me të cilat hidroizolon PET, materialin që përdoret më së shpeshti për prodhimin e ambalazhit për ushqime dhe pijedhe pas këtij procesi lë dy substanca, të padëmshme për natyrën.
Ky lajm mund të jetë shumë i mirë për mbrojtjen e mjedisit jetësor, vlerëson CNN.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com