Zbulohen fytyrat e mbuluar që provokuan Shqipërinë më 2014 (Foto)

0

Nga fundi i vitit 2014, një grup paraushtarakësh bënë një fotografi ku deklaronin se do çlirojnë Vorio Epirit-aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Por kush janë fytyrë mbuluarit? Pas shumë kërkimesh gjetëm se kush mund të jenë këta paraushtarak. Këta janë paraushtarak grek që i përkasin organizatës Jero Loxos 2012-Kompania Paraushtarake e Shenjtë 2012.

largea_021432459462

Jero Loxos 2012-Kompania Paraushtarake e Shenjtë 2012, është një nga organizatat e shumta paraushtarake greke e cila që nga themelimi i saj punon për aneksimin e jugut të Shqipërisë. Lëvizjet e para për të njohur terrenin në Shqipërisë kjo organizatë i ka bërë në jug të shoqëruar nga Vangjel Papakristo, cili është publicistë dhe shkrimtar i njohur i minoritetit grek. Jero Loxos 2012, është organizatë e njohur ligjërisht nga shteti grek dhe në të bëjnë pjesë ushtar dhe oficerë të trupave speciale paraushtarake greke. Kjo organizatë ka lidhje të ngushta me shumë organizata të minoritetit grek dhe ndihmojnë materialisht në çdo aspekt shoqatat ekstremiste që propagandojnë aneksimin e jugut të Shqipërisë.

Partneri kryesorë i Jero Loxos 2012, është organizata SFEVA, e themeluar nga Mitropolitit i Konicës, Sebastiano, anëtar i së cilës është edhe kryetari i OMONIA-s, Leonidha Papas. Në zonën kufitare të Devollit dhe Korçës paraushtarakët e Jero Logos 2012, janë shoqëruar në Korrik 2013 nga Naum Disho, Lefter Prifti dhe Stavros Gjinos (këta dy të fundit janë me dy shtetësi). Gjatë ndeshjes të ekipit të Skënderbeut që u zhvillua më 20 Korrik 2013, me ekipin e Apoel Limassol të Qipros paraushtarakët e Jero Loxos 2012, ishin të pranishëm dhe provokuar rëndë shqiptarët duke hedhur parrulla për aneksimin e jugut të Shqipërisë. Atë ditë nuk u vërejt se këta “tifozë” nuk ishin qipriot të ardhur për të përkrahur ekipin e tyre të futbollit, por ishin trupa paraushtarake të Greqisë që kishin ardhur për të provokuar shqiptarët.

Nga mungesa e njohurive rreth kësaj organizate nga mediat shqiptare nuk u vërejt se të gjithë “tifozët” ishin veshur me bluza paraushtarake ku pasqyrohej edhe flamuri i Autonomisë së Vorio Epirit.

Por çfarë bëjnë ne? Kjo pyetje më ka shqetësuar gjithnjë, në bazë të fakteve institucionet shtetërore të Shqipërisë bazuar në ligjet e Kushtetutës kanë të drejtë që të paktën shtetasit shqiptar me kombësi greke që ushqejnë ndjenjat raciste me synim për aneksimin e jugut të Shqipërisë mundi ti dërgoj në burg. Këtë ende se kemi bërë dhe avazi vazhdon me provokime çdo vit të cilat shtohen. Nëse nuk merren masat e duhura gjatë zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit këta organizata paraushtarake si Agmi i Artë Jeros Loxos 2012, Lidhja Nacionaliste Greke, etj., do të provokojnë rëndë në bashkinë e Himarës dhe të Konispolit. Ku kandidatët e PBDNJ-OMONIA, Anastas Gudas dhe Fredi Beleris para se të filloj fushata kanë patur takime me gjeneral të ushtrisë greke. Qëllimi i tyre është shtyrja e kufirit grek brenda territorit shqiptar në mënyrë politike, pra gjoja binjakëzim të zonave kufitare. Nëse bashkinë e Konispolit dhe të Himarës e fitojnë kandidatët grek të PBDNJ, Anastas Gudas dhe Freqi Beleri, kufiri gjeografik do të arrijë deri në Vlorë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com