Zbulohen fjalët e fundit të futbollistit para se të vritej në mënyrë brutale
14:44 | 06 Nentor 2018

Një mik i futbollistit të vrarë, Daniel Correa, ka zbuluar fjalët që i janë dërguar atij disa çaste para se të vdiste.

Correa, 24-vjeçar, u gjet i vdekur në një shkurre në qytetin brazilian Sao Jose dos Pinhais, përcjell Insporti

Fyti i tij ishte prerë në atë masë sa gati t’i këputej koka, derisa i ishin prerë edhe organet gjenitale.

Tri ditë pasi trupi i tij u gjet nga një kalimtar më datë 27 tetor, biznesmeni Edson Brittes Junior, 38-vjeçar, rrëfeu se e kishte vrarë Correan në një “moment çmendurie”.


Edson Brittes Junior, që rrëfeu se ka vrarë Correan

Një mik i viktimës e kishte paralajmëruar atë për burrin e gruas me të cilin ai ishte në shtrat, duke thënë se do ta bënte atë “mish të bluar”, disa momente para se ai të vritej dhe të masakrohej.

Mesazhi i WhatsApp tashmë duket i frikshëm, pasi pikërisht personi për të cilin po e paralajmëronte miku i tij, rrëfeu se e kishte kryer vrasjen brutale.

Brittes Junior i kishte thënë policisë se veproi pasi e zbuloi se futbollisti po tentonte të përdhunonte gruan e tij, Cristianan.


Correa në shtrat, së bashku me gruan e biznesmenit Edson Brittes Junior, disa momente para se të vritej

Correa kishte qenë në ditëlindjen e 18-të të vajzës së çiftit, derisa u vra pasi shkoi në këtë ditëlindje.

Tani është zbuluar se 24-vjeçari kishte shkëmbyer mesazhe me miqtë e tij në WhatsApp, derisa ishte i shtrirë në shtrat afër gruas së biznesmenit, derisa ajo ishte në gjumë.

“Mund të flej këtu. Ka disa femra që po flejnë në gjithë shtëpinë”, u kishte thënë Correa miqve në WhatsApp.

Në një mesazh tjetër, ai shkruajti: “Do të ha nënën e vajzës që ka ditëlindjen… dhe babai i saj është këtu”.

Por, një shok, që vërejti seriozitetin e situatës, ia ktheu: “Do të të bëjnë mish të bluar, ai burrë do të vijë dhe të të rrahë keq”.

Correa po luante mesfushor te São Bento, si i huazuar nga São Paulo. /Insporti.com/


Daniel Correa Freitas, që u gjet i vdekur më 27 tetor pas skandalit seksual

The post Zbulohen fjalët e fundit të futbollistit para se të vritej në mënyrë brutale appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Alesia Bami