Zbulohen dy laboratorë të sofistikuar për prodhimin e drogës në Pejë (Foto)

0

Polic

Njësiti i antidrogës në kuadër të Policisë së Kosovës pas hetimeve disaditore ka zbuluar dy laboratorë të sofistikuar për prodhimin e narkotikut, Kanabis Sativa në qytetin e Pejës.

Sipas informacioneve që Policia i ka dhënë gazetës “Zëri” laboratorët kanë qenë të pajisura me sistem të ngrohjes, ftohjes, ndriçimit, ventilimit, ujitjes etj. Një person me inicialet B.H., i lindur më 1966 është arrestuar, ndërsa në shtëpinë ku u zbuluan laboratorët Policia ka konfiskuar edhe një revole. 50-vjeçari, B.H., kishte kohë qëkur kishte konsoliduar laboratorët e tij megjithëse nuk dihet ende sasia që ka arritur të plasojë në treg deri më tash.

Policia e Kosovës ndërkohë i ka konfirmuar “Zërit” se në Pejë janë zbuluar dy laboratorë të sofistikuar droge.

“Në vazhdën e luftës së pakompromis ndaj personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale e në veçanti atyre me substanca të dyshuara narkotike, Policia e Kosovës, respektivisht Njësiti antidrogë në Rajonin e Pejës pas një pune operativo-hetimore, si dhe informacioneve të pranuara nga burimet në terren me 02.08.2016 rreth orës 21:00, ka bastisur/kontrolluar shtëpinë dhe pronën e një personi të dyshuar në qytetin e Pejës. Gjatë bastisjes brenda shtëpisë janë zbuluar dy laboratorë të brendshëm të sofistikuar për prodhimin e bimës së llojit Kanabis Sativa, i pajisur edhe me sistem të nxehjes, ftohjes, ndriçimit, ventilimit, ujitjes etj.”, i ka thënë “Zërit”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

laborator

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com