Zbulohen detajet e Nokia 3310 të ri

0

Tashmë dihet se një version i ri i telefonit ikonik Nokia 3310 do të vijë dhe do të kushtojë 59 euro, ndërsa tani janë shpalosur detajet tjera për telefonin.

Sipas një raportimi të ri nga GSM Arena, Nokia 3310 e re do të vijë me dizajn të njëjtë, por do të jetë më i lehtë dhe më i hollë.

Ky raportim po ashtu konfirmon se telefoni do të ketë tastierë fizike dhe do të ketë ekran më të madh dhe me ngjyra në krahasim me pajisjen origjinale.

Nuk dihet akoma çfarë baterie do të ketë, ndërsa pritet që telefoni të vijë në ngjyrë të kuqe, të gjelbër dhe të verdhë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com