Zbulohen binjakët me baballarë të ndryshëm
14:57 | 09 Mars 2016

Shkencëtarët në Vietnam kanë konfirmuar një rast të binjakëve, të cilët kanë baballarë të ndryshëm.

bebe

Çifti vietnamez dërgoi binjakët te qendra e analizave dhe teknologjive gjenetike për të bërë testin e ADN'së, pas presioneve nga familjarët, të cilët kishin vënë re se fëmijët nuk ngjanin fare me njëri-tjetrin. Pas testeve të kryera rezultoi se binjakët nuk ishin ngatërruar në maternitet, por kanë të njëjtën nënë dhe baballarë të ndryshëm. CNN raporton se e gjitha familja ishte habitur nga kjo përgjigje e testeve. Agjencia shtetërore e lajmeve të Vietnamit njoftoi se familja është nga provinca Hoa Binh veriore dhe se fëmijët janë 2 vjeç.
Aurela Hoxha