Zbulim i veçantë në Irlandë, gjendet gjalpë 2000 vjeçar

0

gjalpa

Fermeri irlandez Jack Conway, ndërsa nxirrte torfë nga moçali Emlah pranë pronës së tij, bëri një zbulim të mahnitshëm, por edhe me erë të rëndë.

Varrosur 3 metra nën sipërfaqe, Conaway gjeti rreth 10 kilogramë gjalpë që vlerësohet të jetë të paktën 2 000 vjeçar.

Por, akoma më i çuditshëm është fakti se zbulime të tilla nuk janë të pazakonta. Qindra topa gjalpi moçali mijëra vjeçarw janë gjetur në Irlandë dhe Skoci.
Në vitin 2013, një tjetër nxjerrës torfe në kontenë Ofalli në Irlandë gjeti një enë masive që kishte brenda 45kg gjalpë moçali me moshë 5000 vjeçare.

Sipas historianëve, gjalpi në mesjetë ishte një produkt luksoz që përdorej për të paguar taksat apo qiratë.

Por, përdorimi i tij mijëra vjet më parë është ende i paqartë. Një prej teorive është që njerëzit e përdorin me raste si një dhuratë për shpirtrat apo zotat për t’i ruajtur nga e keqja.

Në një rast ët tillë, gjalpi varrosej nëntokë dhe nuk prekej më, prandaj ne vazhdojmë që t’i gjejmë sot. Kushtet e moçaleve ku përfshihen temperaturat e ultë, niveli i lartë i aciditetit dhe oksigjeni minimal, i bëjnë ato frigoriferë shumë efektivë. Megjithëse teknikisht gjalpi i moçalit është i ngrënshëm, studiuesit i këshillojnë njerëzit që të mos e bëjnë këtë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com