Zbulim epokal: Gjenden fragmentet më të vjetra të Kuranit në Universitetin e Birmigemit

0

Fragmentet më të vjetra të librit të shenjtë islamik, Kuranit, janë gjetur së fundmi në Universitetin e Birmingemit.

foto.php

Dorëshkrimet e gjetura mendohen të jenë të paktën 1370 vite të vjetra, duke bërë që këto dorëshkrime të jenë prej më të vjetrave të Kuranit, transmeton Indeksonline.

Gjithçka nisur kur një studiues dhe njohës i mirë i këtyre dorëshkrimeve kërkoi që t’i bëhej një testim radiokarboni dhe rezultati ishte mbresëlënës.

Susan Worral, pjesë e bordit drejtues të bibliotekës, thotë se studiuesve nuk u shkonte ndërmend as në ëndrra që bëhej fjalë për një tekst kaq të lashtë.

“Të zbulosh që kemi një prej fragmenteve më të hershme në botë të Kuranit është shumë emocionuese”, thotë ajo.

Teksti është i shkruar në lëkurën e një delje ose dhie. Metoda e përcaktimit të kohës së shkrimit me radiokarbon siguron një saktësi më të lartë se 95 përqind. Kjo do të thotë që dorëshkrimi i përket një periudhe nga mes viteve 568-645.

Faqet e librit të shenjtë islamik, Kuranit, kishin qëndruara të paidentifikuara  në bibliotekën e universitetit për më shumë se një shekull, raporton BBC.

Eksperti britanik për dorëshkrime Dr Muhammad Isa Waley, ka thënë se dorëshkrimi i gjetur do t’i gëzoj myslimanët.

Dorëshkrimet kishin mbetur në reportoarin e një koleksioni librash dhe dokumentesh nga Lindja e Mesme në universitet, pa u identifikuar asnjëherë se dorëshkrimet ishin prej fragmenteve më të vjetra të Kuranit në botë. /Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com