Yugo, shpallet si vetura më e keqe që ndonjëherë është prodhuar (Video)

0

Dikur krenaria e industrisë së automobilizmit të RSFJ-së, por vetura Yugo është shpallur vetura më e keqe në botë që ndonjëherë është prodhuar.

Edhe pse “Yugo” i prodhuar në Kragujevc të Serbisë, reklamohej si një veturë moderne, statistikat tregojnë të kundërtën, transmeton Telegrafi.
Duke marrë parasysh faktin se i mungonte teknologjia e avancuar, motor i fuqishëm dhe luksi brenda kabinës së shoferit, kjo veturë nuk ka plotësuar as edhe një kriter për të konkurruar në tregun ndërkombëtar.
Gazetari Daga DeMura i specializuar në fushën e automobilizmit në revistën “Autotrader”, në një video të postuar në internet, tregon arsyet pse i është dhënë epiteti i veturës më të keqe që ndonjëherë është prodhuar. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com