Youtube sfidon rrjetet sociale, tani mund të dërgoni edhe mesazhe (Video)

0

YouTube prezanton një mënyrë të re të shpërndarjes. TechCrunch raporton se platforma e videove e zotëruar nga Google , aktualisht po teston një seksion për mesazhet në iOS dhe Android , i cili do ti lejoje përdoruesit që të shkëmbejnë video , tekste dhe linqe , pa qenë nevoja që të largohen nga aplikacioni.

Por ama ka një truk. Për momentin kjo karakteristikë do të jetë i disponueshëm vetëm për Kanadanë. Menaxheri i produktit të Google Shimrit Ben Yair tregon se arsyeja se pse është vendosur që Kanadaja të jetë vend prove , është se në Kanada njerëzit shkëmbejnë video më shume se çdo kush tjetër në botë.

Kjo platformë e re e mesazheve është goxha e thjeshtë ,por ama është e kuptueshme që do të ketë impakt të madh.

Arsyeja për këtë është se të gjithë ne shkëmbejmë video me të njohurit tanë, por ama bëhet pak e bezdisshme kur të duhet që ta realizosh këtë gjë ndërmjet aplikacioneve të tjera. Gjithsesi , nuk dihet akoma se kur mund të ketë Google në plan që të lëshoje për publikun e gjerë këtë update.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com