YouTube heq reklamat e bezdisshme nga videot

0

Uebfaqja më e madhe e videove, YouTube, ka paralajmëruar disa ndryshime, përfshirë edhe largimin e reklamave 30-sekondëshe që më parë nuk mund të hiqeshin manualisht.

Kjo pasi Google duket se ka marrë parasysh ankesat e shumta të përdoruesve për reklamat e pahiqshme në aplikacionin e faqes për versionin mobil.

“Si pjesë e ndryshimeve, kemi vendosur të ndërpresim përkrahjen e reklamave që nuk hiqeshin për 30 sekonda, që nga viti 2018 dhe të punojmë në formatet që i përshtaten edhe përdoruesve edhe reklamuesve”, ka njoftuar YouTube, raporton “GSM Arena”.

YouTube nuk ka dhënë sqarime lidhur me reklamat tjera.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com