‘Your Song’ e Ritës kënga më e transmetuar në radiot e Britanisë së Madhe (Foto)
14:17 | 19 Korrik 2017

Ka disa javë që ka lansuar këngën e re.

E ky projekt i Rita Orës po ec aq mirë sa tashmë ka shënuar një tjetër sukses pos klikimeve në Youtube, shkruan lajmi.net. Sipas një fotoje të hedhur në faqen e saj në Facebook, Rita ka thënë se ‘Your Song’ për këtë javë është kënga më e transmetuar në gjithë radiot e Britanisë së Madhe! E për këtë gjë, ajo është shumë falënderuese!
Françeska Jaçe