Ylli i gjigantit anglez përfundon në spital, gjendja e tij kritike
20:52 | 09 Shkurt 2019

Mesfushori anglez i Leeds United, Jack Clarke, ka përfunduar në spital pasi është alivanosur, raporton Insporti.com.

Leeds United sot ka zhvilluar ndeshjen me Middlesbrough, duke barazuar 1 me 1 në kuadër të Champioshipit.

18 vjeçari ishte zëvendësuar gjatë pushimit të pjesëve, pasi nuk ishte ndierë mirë. Por, gjendja e Clarke nuk u përmirësua dhe ai u humbi ndjenjat dhe kështu u dërgua me urgjencë në spital, për të marrë tretmanin mjekësor.

Trajneri argjentinas i Leeds, Marcelo Bielsa, i pyetur rreth gjendjes së Clarke është përgjigjur duke thënë se e tërë që dimë është se ai nuk ishte ndierë mirë.

“E tëra çfarë dimë, është se ai nuk ishte mirë. Por ai tashmë është duke u trajtuar në spital dhe është nën përkujdesje të vazhdueshme”, ka deklaruar Bielsa. /Insporti.com

Ylli i gjigantit anglez përfundon në spital, gjendja e tij kritike

The post Ylli i gjigantit anglez përfundon në spital, gjendja e tij kritike appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Rina Balaj