Xiaomi me rekord të ri të kompanisë

0

Kompania kineze, Xiaomi, është shumë afër rekordit të ri të shitjeve për një vit kalendarik.

Drejtori për produkte në këtë kompani, Donovan Sung, ka njoftuar se kompania është afër që të kalojë shifrën e 71 milionë pajisjeve të shitura për një vit, të cilin rekord e kishte arritur më 2015.

Sipas njoftimit nga Xiaomi, kompania ka shitur 70 milionë pajisje vetëm në dhjetë muajt e parë të 2017-s, ndërsa kompania planifikon që të shesë 90 milionë telefona deri në fund të vitit.

Sa i përket planeve për vitin e ardhshëm, kompania synon të shesë së paku 100 milionë njësi.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com