Xhim Presheva: jep dorëheqje nga PVD-ja

0

I kthyer nga Zvicrra për një pjesëmarrje aktive në politikë preshevare, Xhelal Memeti, nga sot, më nuk është pjesë e PVD-së.
Ish zëvendëskryetari i komunës së Preshevës, Xhelal Memeti, nëpërmjet një postimi në facebook ka paraqitur dorëheqjen nga të gjitha pozitat në PVD.
Memeti, në zgjedhjet e fundit në PVD, u zgjodh për nënkryetar i degës së PVD-së në Preshevë dhe kryetar i nëndegës së PVD-së në Miratoc.
Ja postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Komuës së Preshevës.

Përmes këtij shkrimi dua të informoj opinion e gjërë dhe mbështetësit e mi, se unë Xhelal Memeti deri më tani kryetar i nëndegës së PVD-së në Miratoc dhe Zv.Kryetar i degës në Preshevë,jap dorëheqje të pa revokueshme nga çdo funksion i imi brenda PVD-së.

Për të ju informuar saktësisht dhe më gjerësisht mbi këtë vendim , un do të prononcohem në një konferencë për media që do të bëhet ditën e hënë në ora 11:00.

“Dorëheqja është shprehje e denjë e kurajos. jo gjithkush e zotëron atë” –dikur deklaronte i madhi Napoleon Bonaparta, prandaj un do të dal me kokën lartë, duke mos zbehur aspak unin tim për ti kontribuar vendit, por jo në këtë formë , jo me këtë qeverisje.

Sinqerisht
I juaji Xhelal Memeti

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com