Xhihadistët rrëmbejnë 20 punëtorë shëndetësorë, ndërmjet tyre ka edhe serbë

0

Xhihadistët rrëmbejnë 20 punëtorë shëndetësorë, ndërmjet tyre ka edhe serbë!

Një grup prej 30 xhihadistësh të armatosur të Shtetit Islamik, dje pasdite kanë bastisur spitalin në Sirte, prej nga kanë rrëmbyer edhe 20 mjekë nga Filipinet, Ukraina, India dhe Serbia.

Sipas medieve të huaja, xhihadistët rrëmbyen mjekët ndërsa ata ishin jashtë spitalit duke pritur për një autobus për në Tripoli, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët besojnë se banditët e ISIS-it nuk dëshironin që këta mjekë të largoheshin nga qyteti Sirt, pasi që me këtë nuk do të kishte kush për tu ofruar ndihmë mjekësore xhihadistëve të plagosur.

Sirte është i vendosur në mes Tripolit dhe Bengazit, qytet, duke përfshirë edhe spitalin, i vënë nën kontroll të ISIS-it, vitin e kaluar.

Mjekët e rrëmbyer thuhet se ishin përpjekur për të lënë Sirten, shkaku i rrezikut që u kërcënohej nga rrethimi i ISIS-it. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com