XHIHADISTËT E ISIS-IT ARRIJNË NË JEMEN

0

Grupi ekstremist i Shtetit Islamik (ISIS) ka konfirmuar sot zyrtarisht se ka kanë arritur në Jemen, duke publikuar në internet një videoxhirim.

20150426091203775620

Ata nepermjet saj kërcënojnë pjesëtarët e komunitetit Huti të shiitëve se do t’ua heqin kokat.
Në videon që zgjat rreth nëntë minuta, paraqiten rreth 20 luftëtarë të ISIS-it me pajisje luftarake në një territor shkretëtire, për të cilin thuhet se gjendet afër Sana-s, kryeqytetit të Jemenit.

Ekstremistët, siç shihet në video, fillimisht shtien me armë, pastaj luftëtari që duket si prijës i grupit shpalos flamurin e Shtetit Islamik në rërë dhe konfirmon se “ushtarët e Kalifatit” kanë arritur në Jemen që të “prejnë kokat e pjesëtarëve të fisit Hutu”, transmeton Telegrafi.

“Kemi ardhur në Jemen me njerëzit të etur për gjakun tuaj, që të hakmerremi për sunitët dhe të kthejmë tokën që ua keni marrë”, thotë udhëheqësi i i xhihadistëve, duke ftuar sunitët që t’iu bashkëngjiten në luftë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com