Xhevat Prekazi, futbolli nuk njeh kufi, kosovarët të luajnë në Serbi

0

Ish futbollisti i Partizanit te Beogradit dhe ylli I Gallatasarajit të Turqisë, në një intervistë për tëlevizionin Klan të Tiranës, dhënë gazetarit Idro Seferi, ka deklaruar se gjithmonë e di se kush është dhe që faqen e ka të bardhë.

Futbollisti I lundur në Mitrovicë, nga kun ë moshën 16 vjecare shkoi në Beograd, është përfolur shumë në Kosovë për shkak të deklaratave të tij lidhur me qëndrimin në Beograd, por edhe vazhdimin e punës në këtë qytet. Prekazi thuhet se nuk ka vizituar për më shumë se 20 vjet Kosovën. Ai ka deklaruar për Klan se Beogradin e konsideron edhe shtet edhe qytet të tij pasi aty ka filluar karrierën.
“Historia e tij duket si e pasqaruar. Thotë se nuk ka qenë kundër Kosovës, por e vetmja gjë I ka interesuar ka qenë futbolli”, ka raportuar Klan, transmeton presheva.com.
Prekazi është trajner I juniorëve në klubin e Partizanit dhe sic thotë Klan, shpreson që në ndeshjen kundër Skënderbeut të Korcës të fitoj klubi i tij.
Thotë se shqiptarët e Kosovës mund të luajnë për klubet serbe. “Pse mos me lujt futboll, tash futbollistët nga Serbia po shkojnë në Shqipëri. Mua më thirrin shumë shqiptarë që I kanë fëmijët talenta, po nuk guxojnë të vinë. Këtu në junior janë edhe tre shqiptarë dhe janë të pranueshëm”, ka thënë Prekazi.

----- ------- --------------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »