Xhesika Ndoja tregon pse nuk i “ecën” me meshkujt

0

Xhesika Ndoja, vajza më e komentuar e këtyre viteve në tregun muzikor për historitë e ndodhitë personale, është rikthyer këtë verë me një set të nxehtë fotosh gjatë një aventure shpejtësie me motor.

Pas klipeve që e bënë të njohur, “Kamasutra” dhe duetit “Shoqe bitch” me Kallashin, ajo po punon për dy projekte të reja muzikore. Po ku ka qenë këto kohë, jeta e saj si nënë, marrëdhënia me meshkujt nga fillimi deri para pak finales, jeta mes luksit dhe planet e tjera Xhesika i rrëfen në këtë intervistë të parë për gazetën “Panorama” ….

Sapo ke realizuar një set fotosh artistike me motor. Je e pasionuar pas shpejtësisë?

Fotot i kam realizuar me një motor “Vespa” thjesht për qejf. pasi është dhe sezoni më i përshtatshëm për një set fotosh artistike si ky. Janë realizuar në Prizren nga fotografi Senadh Allaqi. Marrëdhënia ime me motorin është shumë e mirë, madje jam aq shumë e fiksuar pas motorëve të mëdhenj, saqë edhe kur jam në motor nuk mendoj asgjë pasi më pushton adrenalina në maksimum.

Shumë në formë dhe super e kuruar. Si arrin të kesh këtë fizik?

Në fakt këtë vit kam qenë më shumë e kuruar se vitin e kaluar, pasi jam marrë pak me stërvitje e me trajtime trupi. Plus unë jam Xhesika, nuk bie shpejt. (qesh)

Këto foto i paraprijnë ndonjë projekti të ri në muzikë?

Po. Sa i përket muzikës, jam në përgatitje të dy këngëve të reja. Njëra do të dalë shumë shpejt në treg, por detajet mbetet për t’i zbuluar pak më vonë.

Nisur nga fotot që poston në rrjetet sociale, është luksi i rëndësishëm për ty, dhe mund ta pohosh se ti bën një jetë të tillë?

Luksi nuk është i domosdoshëm për shumë persona. Por jeta është e tillë, ndaj e nxitur nga profesioni, unë si person e kërkoj këtë gjë. Më pëlqen luksi, e bëj deri diku jetën të tillë. Por ka diçka që luksin e shijoj në kuptimin “aq sa kam jorganin shtrij dhe këmbët”, pasi nuk jam e varur nga askush.

Sa i takon dashurisë, je duke jetuar ndonjë histori të re. Ndihesh e plotësuar?

Sa i përket dashurisë jam duke përjetuar ndjenjën më të bukur që s’e zëvendëson askush. Ajo është vajza ime, Alessia.

Një këshillë që do t’i jepje vajzës, kur ajo të rritet dhe të kuptojë me shumë?

Këshilla për vajzën time është që mos të jetojë këtu në Shqipëri, por të jetojë diku ku është larg thashethemeve. Gjithashtu do ta këshilloj ta jetojë jetën ashtu si do vetë, e jo si do populli, pasi jeta është e bukur. Mundësitë i ka për të arritur majat.

Ti veten e kategorizon te femrat e dobëta apo të forta, dhe kur vjen puna te djemtë je ti ajo që thua lamtumirë, apo ata ty”?

Veten e kategorizoj te vajzat mes të fortave dhe të dobëtave, pasi jam një femër me shumë zemër. Por në finale kam problem me meshkujt, pasi dashurohen shpejt dhe mezi më hiqen qafe. (qesh) Unë jam ajo që i largoj me lezet se qajnë.

Çfarë të mërzit vërtet në jetën që ke aktualisht?

Mund të mërzitem vetëm nëse nuk kam mirë familjen. Për të tjerat asgjë mund të them, pasi jemi njerëz të gjallë e përveç mërzitjeve, vijnë edhe gëzimet.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com