Xhaka zëvendëson Shaqirin?
10:02 | 29 Maj 2015

Pas largimit të Xherdan Shaqirit nga Bajerni në afatin kalimtar dimëror, duket se një kosovar tjetër i përfaqësues zvicerane do ta zëvendësojë nga stinori i ri në Bajern Munih. Xhaka-Shaqiri Mesfushori i Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka, pritet të transferohet në klubin më të trofeshëm gjerman. E përditshmja zvicerane “Blick.ch” ka raportuar se Atletiko Madrid është duke e kërkuar yllin kosovar, por dëshira e tij është që të luajë në “Alianz Arena” të Munihut, transmeton albinfo.ch. “Sigurisht se Bajerni është një top destinacion për mua, pasi është një super klub. Por, për momentin, në kokën time qëndron vetëm Gladbachu”, ka thënë Granit Xhaka.
Françeska Jaçe