Xhaka ka një mesazh pas super golit të shënuar (Foto/Video)

0

Granit Xhaka ka shënuar një gol spektakolar në ndeshjen derbi mes Arsenalit dhe Manchester Unitedit.

Mesfushori kosovar ishte në dyshim për këtë sfidë pasi vuante nga një lëndim i pësuar në stërvitje.

Por trajneri Arsene Wenger rrezikoi dhe e inkuadroi në lojë, ndërsa Xhaka e shpërbleu besimin e francezit me një gol të mrekullueshëm.

24-vjeçari ka shfrytëzuar faqen e tij zyrtare në Facebook, të shkruaj një mesazh pas golit dhe fitores.

“XhakaBoom kthehet. Ne jemi Arsenal”, ka shkruar shkurtimisht prishtinasi.

‘Topçinjtë’ kanë triumfuar me rezultat të pastër 2-0 ndaj Manchester United duke mbajtur gjallë shpresat për një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com