Xhaka, i pazëvendësueshëm në Arsenal
14:50 | 14 Tetor 2017

Watford dhe Arsenal do të përballen sot, nga ora 16:00, në kuadër të xhiros së tetë të Premierligës.

Tabloidi britanik, The Guardian, ka publikuar formacionet e mundshme të të dy skuadrave, përcjell Express. Ylli kosovar, Granit Xhaka, sikurse në ndeshjet e kaluara, edhe ndaj Watfordit do të jetë titullar. Kurse, Shkodran Mustafi nuk do të mund t’iu ndihmojë shokëve pasi ka pësuar lëndim gjatë paraqitjes me përfaqësuesen e Gjermanisë.
Aurela Hoxha