“Xhaka i gatshëm të luaj për Bayern Munchen”
09:59 | 01 Prill 2015

Analisti i njohur i futbollit zviceran, Andreas Boni, ka thënë se anëtari kosovar i Borussia Moenchengladbach, Granit Xhaka, në një të ardhme të afërt, do të jetë lojtar i Bayern Munchen. Xhaka po kalon një formë të mirë këtë edicion në Bundesligë, duke qenë ndër mesfushorët më të mirë në kampionatin gjerman. “Ylli 22-vjeҫar i përfaqësueses është në formën e jetës së tij. Ai në këtë formë mund të jetë kandidatë te Bayerni kur Xabi Alonso (34), Bastian Schweinsteiger (30) dhe Philipp Lahm (31) të pensionohen”, shkroi Boni në Blick. Kartoni i Xhakës llogaritet rreth 25 milionë euro./Indeksonline/
Françeska Jaçe