Xhaferi – Ju është përgjigjur drejtorit të klubit të Karates “Besa”

0
Foto: Amir Xhaferi (Kryetarë i komisionit për subvencionet e Sportit)

Foto: Amir Xhaferi (Kryetar i komisionit për subvencionet e Sportit)

I nderuari Drejtor i Klubit të Karates “Besa” Bujanoc, Z.Ramiz Asllani,

Komisioni i emëruar nga ana e Këshillit Komunal për subvencionimin dhe vlerësimin e projekteve dhe programeve në lëminë e Sportit për vitin 2018, ka qenë i përbërë prej 5 anëtarëve, Kryetar i të cilit kam qenë unë Amir Xhaferi.

E lexova reagimin tuaj me vëmendje dhe pash se keni shprehur pakënaqësitë e juaja në lidhje me vendimin mbi ndarjen e mjeteve finansiare në kuadër të Konkursit për subvencionimin e projekteve dhe programeve në lëminë e sportit për vitin 2018.

Vendimi i lartëpërmendur i sjellur nga Komisioni 5 anëtarësh është publikuar në webfaqen e komunës së Bujanocit, mirëpo edhe nëpër portale tjera.

Z.Asllani Ju, por edhe çdo përfaqësues i klubeve sportive, të cilat kanë marrë pjesë në këtë Konkurs, keni pasur afat 8 ditë për Ankesë në Këshillin Komunal në lidhje me këtë vendim për mjetet e ndara për Klubin“Besa”. Mirëpo as Klubi Besa e as edhe ndonjë klub tjetër nuk ka dorëzuar Ankesë.

Reagimi juaj me moton “Sporti nuk njeh politikë” nuk është i drejtë, sepse ju me këtë Vendim po tentoni të bëni politikë, e jo ne si Komision i pavarur, Vendimet e të cilit kanë mundur me Ankesën tuaj në Këshill Komunal si organ i shkallës së dytë, të hidhen poshtë, në rastë se vërtetohet se Ankesa juaj është e arsyeshme.

Kushtet e parapara me Konkurs kanë qenë të publikuara me kohë, si kusht i rëndësishëm ishte edhe sigurimi i Vërtetimit nga ana e Ligës së Karatesë se Klubi i caktuar garon në atë Ligë, Vërtetim të cilin ju nuk e keni sjellur, e që Klubi i përmendur nga ana Juaj e ka sjellur me kohë (shih foton më poshtë). Kjo dmth se edhe përkundër mungesës së dokumentacioneve të nevojshme, pikërishtë Pushteti #përShqipëtarët prapë se prap ua mundësuam shfrytëzmin e mjeteve Klubit tuaj edhe përkundër mos plotësimit të dokumentacioneve.

E sa i përket motos tonë #përShqipëtarët , dëshmi më e mirë për këtë çështje jeni Ju Z.Ramiz Asllani me biznesin tuaj familjar “EURO – COMPUTERS”, ku pos të tjerash ofroni edhe shërbimin e internetit. Këtë e them pasi që deri në kohën sa ishte Pushteti i kaluar (pjesë e të cilit ishte shoku dhe bashkëpartiaku juaj Edmond Isufi), në Administratën komunale Bujanoc këto sherbime ju kanë besuar Ndërmarrjes “ TELEKOM SRBIJA” nga Beogradi, ndërsa Pushteti i tanishëm menjeherë prej vitit 2017, këto shërbime ja ka besuar juve dhe biznesit tuaj “EURO – COMPUTERS” (shih fotot më poshtë).

Me rrespekt.
Bujanoc, 01.06.2018
Kryetar i Komisionit
Amir Xhaferi

Ditë më parë Klubi i karates kishte reaguar në profilin e tyre lidhur me ndarjen e subvencioneve në Sport, ky është reagimi i tyre.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »