Wolfsburg – Dortmund, finalja e Kupës së Gjermanisë
10:01 | 29 Prill 2015

Wolfsburg është skuadra e dytë finaliste e Kupës së Gjermanisë. Ndjekësi i parë i Bayern Munchen në Bundesligë, ka mundur në udhëtim Armenia Bielefeld, me rezultat të thellë 0:4. foto Nga dy gola u shënuan në secilën pjesë. Ishte Arnold që në minutën e 8’, shënoi për epërsinë, për të vazhduar me Gustavon në minutën e 32’. Perisic trefishoi epërsinë në minutën e 51’, ndërsa Arnold, vulosi fatin e takimit, duke shënuar golin e katërt për Wolfsburgun, dhe të dytin për të. Wolfsburg në finale do të takohet me Borussia Dortmundit./Indeksonline/
Aurela Hoxha