Walker takonë politikanët shqiptarë nga Lugina

0

Wiliam Walker ka thënë se nga përvoja që ka me politikën serbe, ka një porosi, “që njeriu duhet të ketë shumë kujdes kur dialogon dhe bënë çfarëdo marrëveshje me Serbinë”.

Ish ambasadori, Wiliam Walker , që bëri kthesë historike për fatin e shqiptarëve Kosovës gjatë kohës së luftës, me iniciativë të kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, sot në pamundësi për të vizituar përfaqësuesit shqiptarë në Luginë, i ka takuar të njëjtin në Komunën e Gjilanit, me ç’rast është interesuar për gjendjen atje, për kushtet në të cilat jetojnë dhe për trajtimin që kanë nga shteti i Serbisë, duke kërkuar angazhim nga shteti Shqipërisë dhe ai i Kosovës për një vëmendje drejtë këtyre komunave.

Wolker, duke i dhënë mbështetje shqiptarëve të Luginës, pati edhe një porosi për udhëheqësit shqiptarë në raport me shtetin serb, por edhe për politikën shqiptare në Kosovë.

“Pasi ka qenë e pamundur që unë të vizitoj përfaqësuesit shqiptarë në Luginë, udhëheqësit e atyre komunave sot po i takoj në Gjilan. Nga përvoja që kam me politikën serbe, kam vetëm një porosi, që njeriu duhet të ketë shumë kujdes kur dialogon dhe bënë çfarëdo marrëveshje me Serbinë. Unë dikur kam pasur të bëjë me një Serbi të udhëhequr nga Millosheviqi, gjërat kanë mundur edhe të ndryshojnë, por këshilloj të gjitha palët që kanë punë me Serbinë, Beogradin, në marrëveshje me ta, thjeshtë të bëjnë shumë kujdes. Mirëpo duhet nënvizuar se dialogu përherë është i nevojshëm dhe i domosdoshëm”, ka thënë Wolker, pas takimit me kryetarët dhe përfaqësuesit e komunave të Kosovës Lindore.

“E njëjta vlen edhe për shtetin e politikën e Kosovës, në dialog me Serbinë, duhet kujdes, sepse Serbia është e tillë që në një anë dialogon, ndërsa në anën tjetër dërgon provokime, si puna e trenit këtyre ditëve”, ka thënë ambasadori, duke potencuar që ai prej kohësh është i padëshiruar të vizitojë shtetin e Serbisë.

Kurse, kryetari i Këshillit Nacional për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Jonuz Musliu ka thënë se me mikun e shqiptarëve, kanë biseduar për hallet, gjendjen në të cilën janë shqiptarët dhe trajtimin që kanë nga shteti Serb në këto tri komuna.

“Ambasadorin Wolker sot e informuam për diskriminimin që bëhet ndaj shqiptarëve në Luginë, për padrejtësitë që u bëhen shqiptarëve dhe nga ne ambasadori ka kërkuar unitet të përgjithshëm shqiptarë në Luginë, që zëri ynë të jetë më i fuqishëm në kërkesat që kanë shqiptarët atje. Nevojë shumë e madhe është që të ketë një mbështetje të fuqishme të Prishtinës dhe Tiranës për shqiptarët në Luginë”, ka thënë mes tjerash Musliu./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com