VV ende pa qëndrim për protestën

0
Lëvizja Vetëvendosje ditë më parë ka paraljmëruar se nesër me datë 04.02.2015 do të mbajë protestën e radhës.

Mirëpo se a do të mund të anulohet protesta e nesërme nëse Jabllanoviqi jep dorëheqje sot, zyrtarja për informim në VV, Tinka Kurti ka thënë për Indeksonline se për këtë gjë akoma nuk dihet dhe se duhet shikuar se si do ecin gjërat.

“Akoma nuk dihet, duhet shikuar se do të ecin gjërat”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq VV-ja kishte paraparë që sot në orën 14:00 të mbajë një konferencë për media mirëpo ata kanë vendosur që këtë ta shtyejnë për në orën 17:00.

Kurti ka thënë për Indeksonline, se arsyeja e shtyerjes së konferencës janë tubimet që janë duke i zhvilluar në komunat e Kosovës.

“Arsyeja e shtyrjes së konferencës janë tubimet që jemi duke i mbajtur në komunat e Kosovës”, ka thënë Kurti.Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com