VV e quan Thaçin të rrezikshëm për vendin

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi paraqet rrezik për vendin dhe nuk ka legjitimitet për të udhëhequr dialogun me Serbinë.

Kështu thanë zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje në një konferencë për media ku ngritën shqetësimet e tyre lidhur me dialogun në nivel presidentësh që po vazhdon në Bruksel.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se së bashku me qytetarë duhet të bashkohen për të ndalur dëmet që po i shkaktohen Kosovës nga bisedimet Kosovë – Serbi, raporton KsP.

“Hashim Thaçi në Bruksel nuk përfaqëson Kosovën. Ai e përfaqëson vetëm vetveten. Këtë duhet ta dojë edhe BE-ja, pasi ai nuk ka legjitimitet. Përveç, partisë së tij, askush nuk e do atë si përfaqësues. Ne nuk mund të vazhdojmë me një dialog të tillë, pa e pasur një raport për dialogun deri më tash”, tha Haxhiu.

Ajo numëroi disa nga pasojat e këtij dialogu, ku tha se si rezultat sot Serbia është në zemër të Kosovës.

Nënkryetarja Fatmire Kollçaku tha se shqetësues është fakti se në krye të bisedimeve është njeriu i cili nuk është president koncensual dhe i cili ka nënshkruar marrëveshje të dëmshme për ‘Zajednicën’.

“Ai për të arsyetuar këto shkelje po dëshiron të bind se duhet të ndryshojë Kushtetuta e jo të jap presidenti përgjegjësi”, theksoi ajo.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »