Vushtrri: Fëmija 3 vjeçar vdes në veturë, pasi që e djeg veturën me shkrepës

0

Një fëmijë 3 vjeçar (E.M.) është gjetur pa shenja jete, në një veturë që ishte kapluar nga zjarri në fshatin Stanovc i ulët të Vushtrrisë, raporton Veriu.info.

foto

“Rastin për mbetjen e viktimës ne veturën qe ishte djegur e kanë raportuar familjarët ne tij rreth orës 10:00 të paradites së sotme. Njësitë përkatëse policore me të arritur në vendngjarje bëjnë te ditur se zjarrin në veturën e djegur e kishin fikur familjaret e viktimës. Nga hetimet e para te filluara nga hetuesit me autorizim dhe prezencë të prokurorit nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se në kohën e incidentit viktima ndodhej brenda në veturën e cila ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë, ku ishte kapluar nga zjarri dhe si pasojë viktima kishte mbetur brenda pa shenja jete”, ka thënë për portalin Veriu.info Avni Zahiti, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

Ai ka bërë të ditur se nga ekzaminimi i vendit të ngjarjes hetuesit policor dyshimet e para i kanë ngritur mbi provat materiale fillestare, ku dyshohet se një nga shkaktaret e zjarrit ne veturë të ketë qenë një shkrepsë të cilën ta ketë ndezë viktima.

“Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes me vendim të prokurorit publik , trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve të tij, ndërsa vetura e djegur është dërguar për ekspertizë të mëtejme nga ekspertët e zjarrit. Sipas rrethanave të ngjarjes rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë”, tha Zahiti për Veriu.info.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com