Vulini: Dronin na e hodhën shërbimet e huaja!

0

Vulini: Dronin na e hodhën shërbimet e huaja!

Partia Demokratike e Serbisë ka kërkuar sot nga ministri Aleksandar Vulin që të përgjigjet se çfarë kanë bërë organet shtetërore të sigurisë së Serbisë që ta parandalojnë incidentin me dron, të 14 tetorit në Beograd.

DSS-ja ka pyetur Vulinin kësisoj, teksa mediat serbe thonë se droni ka bartur flamurin e “Shqipërisë së Madhe”. E, Vulin ka thënë se incidentin e kanë organizuar “shërbimet e huaja”, përcjell fonet, transmeton Koha.

Droni që kishte bartur një baner në të cilin ishte vënë harta e trojeve etnike shqiptare dhe dy figura kombëtare shqiptare, Ismail Qemaili e Isa Boletini, kishte ngjallur reagimet e futbollistëve dhe tifozëve serbë që kishin hyrë në fushën e futbollit dhe kishin sulmuar lojtarët e kombëtares shqiptare. UEFA ka vendosur që fitorja në tavolinë t’i takojë Serbisë, ndërsa asaj ia ka marrë tri pikët.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com