Vuçkoviç: Rritja e pagave dhe pensioneve do të ishte në dëm të shtetit

0

Anëtari i Këshillit Fiskal, Vladimir Vuçkoviç ka deklaruar sot se rritja e pensioneve dhe pagave në sektorin publik këtë vit do të ishte një humbje sipas programit për rregullimin e finasimeve publike.

index

Sipas Vuçkoviq rritja e pagave dhe pensioneve në sektorin publik në nivelin e mëparshëm mund të shemb financat publike dhe të sjell vendin në kohën kur iu është kanosur kriza e borxhit publik. Reduktimi i pagave dhe pensioneve është baza e progresit në buxhet, është e pamundur që pas vetëm gjashtë muaj të kërkohet që të mos të ketë më kursime tha Vuçkoviç për Radio Televizionin e Vojvodinës. Kjo nuk është e mirë të thuhet sidomos pak para fushatave zjedhore për qëllime të ndryshme njerëzit duhet të dinë se ne, pavarësisht nga rezultatet pozitive ende nuk jemi në plus, shteti ende nuk ka para të mjaftueshme, ende duhet të kërkojmë hua dhe se ende jemi në humbje thotë Vuckovic. Jam dakort se ka një përparim dhe se deficiti buxhetor është zvogluar mirëpo përveç reduktimit të pagave dhe pensionev reduktimet tjera të buxhetit do të zvoglojnë të ardhurat publike shtoi Vuçkoviç. Sipas tij, rreziku kryesor për suksesin e programit tre-vjeçar të stabilizimit të financave publike janë ndërmarrjet publike. Nuk ka progres në reformën e ndërmarrjeve publike afatgjate, tani për tani ka vetëm plane në lidhje me të. Unë ende nuk e di se çfarë do të ndodhë me tepricën e të punësuarve cilat janë investimet e tyre shterore a do të sanoj humbjet elektro ekonmia e sërbisë ka thënë ai. Vuçkoviç beson se qeveria serbe tani duhet të filloj të punoj në reformat e reja të kompanive shtetrore për të zvogluar numrin e të punësuarve në sektorin publik dhe në përmirësimin e mjedisit dhe të solidarizohet në paga në sektorin publik. Ajo që është problematike se nuk ka investime nga shteti që do të thotë se do të kursejnë aty ku nuk duhet. Shteti duhet të investoj edhe në ndërtimin e rrugëve dhe rrjetit hekurudhor pasi që të hollat janë të siguruara si në buxhet po ashtu edhe nga kredit e favorshme dhe se këtu shihet jo orgazimi i shtetit dhe lëshimet. Vuckovic përfundoi se ndikimi negativ i zvogëlimit të pagave dhe pensioneve në rritjen e ekonomike duhet të neutralizohet direk në investimet publike./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com