Vuçiqi nervoz: S’ka kush në rruzullin tokësor që më detyron të lëshojë pe ndaj shqiptarëve!

0

Kryeministri serb, Aleksander Vuçiq, u shpreh sot se nuk do të bie dakord që t’ju takojnë shqiptarëve pronat ku ai thotë se “ka investuar Serbia”, e të cilat, sipas tij, “Kosova po përpiqet t’i rrëmbejë”.

vu-ccedil-iqi-nervoz-s-rsquo-ka-kush-n-euml-rruzullin-tok-euml-sor-q-euml-m-euml-detyron-t-euml-l-euml-shoj-euml-pe-ndaj-shqiptar-euml-ve_hd

“Unë nuk kam asnjë të drejtë të pranoj, as nuk mundem, as nuk dua e nuk ka gjë në këtë rruzull tokësor që do të më detyrojë për këtë”, ka thënë Vuçiq para gazetarëve në Qeverinë serbe, një ditë pas dialogut me Prishtinën zyrtare në Bruksel, transmeton Telegrafi.

“Siç na kanë marrë Trepçën dhe Brezovicën dhe çdo gjë tjetër, dëshirojnë që me bekimin tonë të na marrin edhe Ujmanin (Gazivodën) dhe rrjetin e shpërndarjes së rrymës”, shtoi kryeministri serb. “Turqit po thonë se kur e kemi blerë këtë e kemi blerë edhe atë. Jo bre, hajt mos trilloni e mos gënjeni, se nuk keni guxuar as të shkelni në veri e tash rreni se këtë e keni blerë nga Prishtinë”.

Vuçiq tha se Kosova duhet të gjejë partner tjetër që ta pranojë këtë, ndërsa shtoi se dialogu i djeshëm në Bruksel ishte i lodhshëm. I pyetur nëse të hënën do të përsëritet e kaluara, kur ish-kryeministri i Kosovës, Hashimi Thaçi, dhe ish-kryeministri serb Ivica Daçiq u ndanë e pas një jave e nënshkruan Marrëveshjen e Brukselit, ai thotë se i vetmi kishte mospajtime për këtë, sidomos për tri pika.

“Të gjithë të tjerët në kabinetin e Qeverisë së Serbisë kanë pranuar, përfshirë Daçiqin, Mërkiqin e Grubjeshiiqin, megjithatë nuk e kishin shumicën pa pëlqimin time. Unë nuk kam dashur që Kosova të ketë një ulëse në Kombet e Bashkuara; unë nuk doja të isha dakord për polici regjionale me shtatë komuna po katër, që Policia në komunat serbe të jetë serbe, sepse nuk kam dashur që komandanti regjional të mos jetë serb”, shtoi ai.

Vuciq ka theksuar se ka pasur presione të mëdha dhe se me këtë insistim po e rrezikon karrierën, por se ai ka thënë “kryejeni punën tuaj”.

“Kur e kanë parë se nuk e kam ndërmend ta ndryshojë qëndrimin, atëherë ata kanë pranuar tri qëndrimet tona dhe e patën Marrëveshjen e Brukselit. Kështu pra e dini të vërtetën për Marrëveshjen e Brukselit. Presionet ishin të mëdha dhe pakkush ka mundur t’i durojë”, tha Vuçiq. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com