Vuçiqi në Preshevë: Mjaft iu kemi përkushtuar shqiptarëve

0

“Ju jeni kryetari i parë i një qeverie të Sërbisë i cili ndonjëherë e ka vizituar Preshevën. Për këtë arsyeje ju jap këtë mirënjohje të cilën para juve ia kemi ndarë edhe Edi Ramës, sepse ai ka qenë kryeministri i parë i qeveris së Shqipërisë i cili na ka ardhur në vizitë” me këto fjalë dje kryeministrin e Sërbisë Aleksandër Vuçiq e dhe bashkëpunëtorët e tij i ka pritur kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, shkruan e përditshmja beogradase ALO.

2 001

ALO më tej vazhdon, që të dy dukshëm të disponueshëm kanë vazhduar bisedën rreth problemeve të bashkësis shqiptare, të cilët mysafirëve ia ka paraqitur kryetari i Preshevës. Sipas kësaj gazete me të njetin ton Vuçiq dhe Mustafa kanë vazhduar edhe gjatë konferencës për shtyp në koridorin e maternitetit i cila para dy ditëve ka filluar së funksionuari. Para konferencës Vuçiq ka vizituar maternitetin për të cilin Presheva ka pritur 27 vite. Pasi që paraprakisht ka konstatuar se nuk e ka ditur që është kryetari i parë i qeverisë së Sërbisë i cili e ka vizituar Preshevën, Vuçiq ka deklaruar se iu është falënderues të gjithëve, veçanarisht ministris së Shëndetësis dhe Trupit koordinues për jug të Sërbisë, të cilët e kanë ndihmuar ndërtimin e maternitetit 60, gjegjësisht me 55 milion dinarë, dhe më pas është thyer nga kryetari Mustafa dhe e ka konstatuar. “Veçanarish i jam mirënjohës Unionit Evropian i cila për objektin dhe paisjet i ka investuar 250 mijë euro. Por, Ragmi këta të tutë kanë mundur të japin pak më shumë se 50 mijë euro, këtë do t’ia them edhe Edi Ramës kur të kontaktojë me të”, ka thënë Vuçiq. Kryeministri ka thënë se koha e konflikteve ka kaluar. “Un mendojë se koha kur jemi rrahu dhe urryer është shum mbrapa nesh, që kurr më nuk do të përsëritet, mërdhëniet tona nuk janë idelae dhe për këtë do të na duhet shum kohë, që të gjith këtë ta tejkalojmë, por është e sigurtë se shqiptarët do ti kenë të gjitha ato që Kushtetuta ia garanton”, kë thënë Vuçiq. Ato fjalë e kanë isnpiruar gazetarin nga Kosova i cili e ka pyetur kryeminsitrin se a do të bisedojnë Kosova dhe Sërbia ndonjëherë për ndërrim të teritoreve, verun e Kosovës me Jugun e Sërbisë. “Un nuk do të jepja përgjigje në këtë pyetje” Nga ajo që shkruan në Kushtetutën e Sërbisë përgjigja është e qartë, është përgjigjur Vuçiq. Nga gazetari, pas kësaj iu është drejtuar një vërejtje kryetarit të Preshevës prse nuk flet në guhën amtare, si dhe të deklarohet se cila vizitë ka qenë më e veçantë, e Ramës apo e Vuçiqit, Mustafa është përgjigjur në pyetjen e gazetarit shqiptarë, ndërsa Vuçiq me një ton qesharak, pasi që ky e ka përfunduar, ka konstatur se Ragmiu kur flet në gjuhën shqipe ai e harron Kushtetutën dhe ka vazhduar. “Ja un do t’ia përcjell gazetarëve serb, Ragmiu në gjuhën shqipe ka deklaruar se i ka ardhur mirë kur në Preshevë ka qenë Rama. Në fund të vizitës në Preshevë, Vuçiq ka vizituar edhe qendrën e refugjatëve ku është njoftuar me mënyrën e pranimit të migrantëve dhe kushtet e qëndrimit të tyre. Gazeta ALO gjithashtu ka shkruar një lajm të shkurtër me titull, “NAGIP ARIFI E KA BOJKOTUAR VUÇIQIN” në këtë artikull shkruan, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi nuk ka pranuar që dje të takohet me kryeministrin Vuçiq, ai ka deklaruar se arsyejet janë të natyrës protokolare, dhe se ai nuk ka mundur ta pranojë takimin. Vuçiqi dhe Arifi është dashur të takohen në kuzhinën popullore në Bujanoc, por Arifi paraprakisht ka premtuar se do të takohet me kryeministrin, përderi sa përfaqësuesit e Bashkësis Ndërkombëtare i ka informuar të kundërtën./BujanociNet/

vvv 001

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com