Vuçiq thotë se SHBA-të ndihmuan në parandalimin e shpronësimit të Trepçës

0

Kryeministri i Serbisë, Aleksnadar Vuçiq, ka thënë se ishin SHBA-të ato që sipas tij ndihmuan Serbinë për ta ndaluar shpronësimin e plotë të ndërmarrjes Trepça.

auto_a247-650x3581429994043

Këto komente Vuçiq i ka bërë në një konferencë me gazetarë në Smedrevë, kur po fliste për ftesën e pranuar për të vizituar SHBA-të.

“SHBA-të na ndihmojnë në çështje të ndryshme, siç është zhvillimi ekonomik i veriut të Kosovës dhe të pjesëve tjera të vendit tonë. Ata e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por ata e ndihmojnë popullatën dhe me ne kanë dialog shumë konstruktiv”.

Duke folur për negociatat me Kosovën, Vuçiq, ka thënë se pret hapjen e kapitjeve të parë në negociatat për pranim në BE në qershor, ndërsa ai tha se një prej këtyre kapitujve që aktualisht na pret është Kosova.

“Pres hapjen e kapitujve në një afat sa më të shpejtë dhe pres që kjo të ndodh në qershor, e nëse jo në qershor, atëherë më së largu në shtator. Kjo s’po ndodhë pse Serbia nuk e ka kryer punën e vet për sa i përket reformave, por çështja e vetme që lind është Kosova”.

Tutje, Vuçiq ka thënë se kur është fjala për Kosovën, në pyetje janë kushte që kanë të bëjnë me energjetikën. Në këtë aspekt, Vuçiq ka përmendur liqenin e Gazivodës, për të cilin ai ka thënë se “shqiptarët e Kosovës kërkojnë ta kenë nën pronësi shumicën”.

“Njëzet për qind e atij liqeni është në territorin e Serbisë qendrore, gjysma tjetër që ndodhet në Kosovë është në komunën e Zubin Potokut, ndërsa gjysma tjetër i takon komunës së Skenderajt”, ka thënë Vuçiq, ndërsa ka pyetur: “Si mund të kërkojnë ata ta kenë shumicën”.

Sipas tij, në Bruksel ka bisedime të vështira, dhe për këtë patjetër është i nevojshëm ndërmjetësimi i Brukselit. Ai ka thënë se atje nuk ka tema të mira e as të ëmbla.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com